Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur gjatë një konference ditën e sotme se qeveria e tij nuk do mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë nëse nuk përmirësohet trajtimi i minoriteteve në vendin tonë.
Më herët shqetësim për trajtimin e minoritetit grek në Shqipëri shprehu edhe ish kryeministri Tsipras ndërsa tashme retorikën e ka ngritur më tej pasardhësi i tij duke “kërcënuar” me veton në Bashkimin Evropian për mos hapjen e negociatave.
Lajmi është bërë i ditur nga media greke Ekathimerini në gjuhën angleze nëpërmjet një postimi në Twitter.