Basha ka emëruar Arben Kashakun si Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare pas dorëheqjes së Gerti Bogdanit nga ky post.
Kreu i PD-së ka vlerësuar ndihmën e Bogdanit për forcimin e marrëdhënieve të PD-së me partitë simotra në Europës.
Kashahu është jurist me profesion dhe ka qenë drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit.
Ai ka marrë pjesë në ekipin negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe BE-së.