Vendosni fjalën kyçe....

Ministri francez: BE dhe Rusia duhet të nisin bashkëpunimin mes tyre


Ministri i Jashtëm i Francës tha të hënën se Evropa dhe Rusia duhet të përpiqen të kapërcejnë mosbesimin mes tyre dhe të punojnë drejt përmirësimit të marrëdhënieve, por është ende shumë herët për të hequr sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Moskës.

Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, tha në Moskë se, “Ka ardhur koha të punojmë drejt zbutjes së mosbesimit midis Rusisë dhe Evropës, të cilët duhet të jenë partnerë në nivel strategjik dhe ekonomik”.

Ai i bëri komentet pas takimit të Këshillit të Bashkëpunimit ruso-francez për Sigurinë, i pari që nga aneksimi i Gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Bashkimi Evropian i vendosi sanksionet si pasojë e aneksimit të Krimesë nga Moska dhe e mbështetjes së Rusisë për separatistët e armatosur pro-rusë në Ukrainën lindore.

Por ka pasur shenja të një shkrirje modeste në marrëdhëniet. Të shtunën, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen dhjetëra të burgosur, një lëvizje e negociuar me kujdes që mori komente lavdërimi në Perëndim.

Ministri francez tha se, “Ende nuk është koha për të hequr sanksionet. Por ne po shohim një mentalitet të ri krahasuar me atë të disa viteve të fundit.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *