Vendosni fjalën kyçe....

Saimir Tahiri te Krimet e Rënda, pritet pretenca e Prokurorisë


Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për seancën e radhës të gjyqit kundër tij.

Sot pritet që Prokuroria për Krimet e Rënda të lexojë pretencën për Tahirin, si dhe të kërkojë masën e dënimit për të.

Në seancën e fundit para pushimeve, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë se ish-ministri Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes së Habilajve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *