Të hënën të gjitha shkollat e arsimit fillor dhe të mesëm hapin dyert për nxënësit, mirëpo jo të gjitha në të njëjtat kushte.
Nxënësit e fshatit Bugjon në Pukë, po e nisin vitin e ri shkollor në një ndërtesë të rrënuar. Kështu ka treguar një qytetar për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka publikuar dhe disa foto.
“Nje miremengjes per Edvin Mafine dhe ndrikull Shahinin nga nxenesit e Bugjonit, Puke!
Ata nisen vitin e ri ne nje shkolle te rrenuar, vetem e vetem se Edvin Hajnia urren fshatin, rrethin dhe te gjithe Veriun e vendit.
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.”, komenton ish-kryeministri.
Përpos pamjeve nga jashtë të shkollës, ku shihen dritare të thyera dhe mure gati për t’u shembur, qytetari thotë se edhe bankat e stolat si dhe pllakat në dysheme janë të shkatërruara. Ai thotë se asnjë fëmijë nuk mund të mësojë në këto kushte.
Mesazhi i qytetarit:
“Pershendetje dr. po ju dergoj kushtet e shkolles se fshatit qe do hapet neser Te lutem denancoje kete masakar c’njerzore!
Ju faleminderit
Bugjon, shtator 2019
Sot ashtu si ne te gjitha shkollat e tjera të vendit edhe ne fshatin tone shkolla e fshatit do te hap dyert e saj per te pritur nxenesit e saj te dashur per vitin shkollor 2019-2020.
Mirë se vini nxenes të dashur në një shkolle të braktisur, stola dhe banka te thyera, mure dhe pllaka te shkaterruara,. Nga jasht te bie ne sy nje flamur i grisur gjysem shtize, nje shkolle totalisht e amortizuar dhe jasht gjitha standarteve.
Ky eshte nje turp i pa precedent i organeve pergjegjëse shtetrore që nuk e kan marre mundimin fare per te krijuar kushtet minimale per brezat qe do vijn, per te ardhmen e femijeve tanë, per te ardhmen e Kombit shqiptare. Ne keto kushte femijet e ketyre fshatrave nuk mund te marrin dije as njohuri, tempulli i dijes dhe i dituris eshte totalisht ne rrezik! Nè keto kushte nuk mesohet A, B, C-ja, sistemi aktuel arsimore është totalisht i falimentuar!
Kjo gjendje e shkolles se fshatit tonë èshtë totalisht e pa tolerueshme!”