Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në Lumin e Bulqizës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:30.
Viktima është identifikuar me inicialet M.F. Në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune sipas policisë.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si “ngjarje aksidentale”, pasi rreth orës 21.30, datë 10.09.2019, është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës shtetasja M.F, 32 vjeçe, banuese në Bulqizë.
Nga këqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq po merren në pyetje familjarët e të resë për të hedhur dritë mbi vdekjen e saj, por paraprakisht ngjarja dyshohet si aksidentale.