Partia Demokratike nëpërmjet Oerd Bylykbashit dhe Ivi Kasos ka treguar provat se si u manipulua procesi zgjedhor në 30 qershor.
PD tregoi dy video ky për numërimin e votave në 30 qershor.
“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka fletë votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”- tha Bylykbashi.