Vendosni fjalën kyçe....

Polonia shpenzon 48 miliardë dollarë për ushtrinë deri në vitin 2026, blen 32 avionë F-35


Departamenti amerikan i Shtetit ka nënshkruar shitjen e 32 avionëve luftarakë F-35 Polonisë në një marrëveshje me vlerë 6.5 miliardë dollarë, tha Agjencia e Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes (DSCA) në një njoftim për shtyp të mërkurën.

“Polonia ka kërkuar të blejë tridhjetë e dy avionëve F-35 dhe tridhjetë e tre motorë F-135. Kostoja e vlerësuar është 6.5 miliardë dollarë.” – thuhet në njoftim.

 DSCA dorëzoi të martën certifikimin e kërkuar duke njoftuar Kongresin Amerikan për këtë shitje të mundshme, thuhet më tej në deklaratë.

Në maj, ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, tha se shpresonte të shpejtonte bisedimet me palën amerikane për shitjen e F-35 në Poloni.

Në fillim të këtij viti, ushtria polake vendosi shpenzimin e 48.5 miliardë dollarëve për modernizimin e forcave të armatosura të vendit deri në vitin 2026, duke parashikuar zëvendësimin e avioëve të epokës sovjetike Su-22 dhe MiG-29 me 32 F-35. Aeroplanët kanë një çmim mes 94 milionë dhe 122 milionë dollarë copa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *