Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e kabinës në Fushë-Krujë, OSHEE: Ishte 40-vjeçare


Mbrëmjen e kaluar në Fushë Krujë u dogj një kabinë elektrike duke lënë pa energji elektrike banesat rreth saj në Fushë Krujë.

Kabina “Kastriot i Vjetër” u dogj mbrëmë rreth orës 21:00, ajo operonte me pajisje të vjetra 6 kV, e ndërtuar me arkitekturë tip kullë që në kohën e elektrifikimit. Sipas OSHEE-së ishte 40-vjeçare.

OSHEE thotë se stakoi fiderin për masë sigurie dhe theknson se do të vendoset një kabinë e re, e cila do të pajisjet me aksesorët e nevojshëm, për ta vendosur në funksion brenda ditës së sotme.

“Me normalizimin e situatës, brigadat e OSHEE Agjencia Fushë Krujë, së bashku me një staf suport të ardhur nga Drejtoria Rajonale Durrës, evidentuan dëmet dhe organizuan planin e veprimit, i cili konsiston në vendosjen e pajisjeve të reja 20kV, në të gjitha pjesët përbërëse të kabinës.

Theksojmë se punimet për kabinën e re përputhen me planin e investimit të OSHEE për zëvendësimin e rrjetit elektrik nga 6 në 20kV, projekt ky në zbatim prej dy vitesh në qytetin e Fushë Krujës”– thotë OSHEE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *