Vendosni fjalën kyçe....

Basha paralajmëron: Sot në Parlament po votohet grabitja më e madhe në 30 vjet


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat, për të paralajmëruar për atë që e konsideron si “grabitjen më të madhe në 30 vjet”.

Basha e ka fjalën për koncesionin e rrugës Milot-Balldren por edhe atë të rrugës Orikum-Dukat.

Ai paralajmëroi se të gjihë deputetët që do të votojnë kontratën koncensionare për Milot-Balldren se do të mbahen shënim dhe do të dërgohen përpara SPAK-ut dhe BKH-së.

 “Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 milionë euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 milionë euro.

Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter. kjo është vjedhje me ligj”, deklaroi Basha.

Sipas Bashës, afera që po ndodh me këtë kontratë është e ngjashme me tenderin e tentuar në rastin e Unazës së Madhe në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *