Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se një koalicion i mundshëm PS-PD do varroste përfundimisht shpresën e shqiptarëve për ndryshim dhe do forconte narkoshtetin e Edi Ramës.
Ai e bëri deklaratën në “Opinion”, teksa u pyet nëse e mbështeste një koalicion të tillë.
“Një koalicion PD-PS do ishte varrosja përfundimtare e demokracisë dhe ligjit. Do hiqte njëherë e mirë shpresën e shqiptaëve për ndryshim. Ky koalicon do bënte çelnikosjen e narkoshtetit dhe kakistokracisë së Ramës. Ky do ishte iluzioni më i tmerrshëm për opozitën nëse e mendon një koalicion të këtillë. Kriza e vendit sot është krizë lubi. Krimi po bën kërdinë në vend, e patë sesi humbën disqet me pamjet e Suel Çelës që goditi policinë me makinë.” – tha Berisha.
Më tej ai theksoi se SHISH nuk i ka çuar presidentit raportin për mbushjen e vendit me plantacione droge, duke thënë se qindra fshatra në mbarë vendin po kultivojnë me shumicë kanabis.
“Me qindra fshatra nga Konispoli gjer në Alpe të mbushura me kanabis. I çojnë raportin për djegien e parlamentit por nuk i çojnë raportin e drogës.” – shtoi Berisha.