Kreu i opozitës së bashkuar, Basha, është treguar i ashpër me ata që i quan hyzmeqarë mediatikë e politikë.
Ata sipas tij po përpiqen t’u heqin vëmendjen njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen 370 milionë euro që Rama dhe një grusht oligarkësh e pronarë mediash po u bëjnë shqiptarëve.
Reagimi i kryedemokratit vjen pas zërave për një pakt mes tij dhe kryeministrit Rama.
“Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, shkruan Basha në reagimin e tij në “Twitter”.