Kompania franceze e prodhimit të gomave të makinave, Michelin, pritet të prodhojë goma pa ajër brenda vitit 2024.
Kjo do e revolucionarizonte fushën në fjalë duke qenë se do ulte numrin e gomave që shpohen nga mjetet e mprehta si gozhdët, vidat etj.
Gomat e reja pritet të prodhohen nga materiale të përbëra.
Përveç garancisë se nuk shpohen, ato zbusin gropat në rrugë duke luajtur në njëfarë mënyre edhe rolin e amortizatorit.