Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke blerë me euro false, ndalohet 30-vjeçari në Vlorë


Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin G. M. te cilit ju gjeten kartëmonedha te falsifikuara.

Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve dhe forcave të tjera operacionale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për përdorimin e kartëmonedhave false në një aktivitet privat pranë lagjes “29 Nëntori” ne Vlorë, menjëherë organizoi punën në grup për kontrollin e subjektit dhe kapjen e autorit.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë aktivitet, i ndodhur në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehura 750 euro, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin G. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *