Dy predha aktive luftarake u zbuluan sot në zonën e Ballabanit në Këlcyrë nga dy turistë amerikanë që njoftuan forcat xheniere për gjetjen e armëve eksplozive.
Duke kaluar me këmbë në terren, ata hasën në dy predha luftarake.
Autoritetet konfirmojnë se këto predha i përkasin kohës së Luftës së Dytë Botërore. Verifikimet nxorrën se përmasat e tyre janë 30 cm.
Në malet e Shqipërisë janë gjetur me kalimin e viteve lëndë luftarake shpërthyese të mbetura aktive që prej periudhës së Luftës së Dytë Botërore.