Gjermania i ka vënë 8 kushte Shqipërisë në këmbim të votës pro për çeljen e negociatave.
Kushti kryesor është Reforma zgjedhore që pasohet nga të tjera kritere si krijimi i SPAK e BKH, procedimi i gjyqtarëve të shkarkuar, funksionimi i Gjykartës Kushtetuese e asaj të lartë,etj.
Letra me 8 kërkesat i është dërguar Bundestagut, nga ministri gjerman për Çështjet Europiane, Roth, shkruan Syri.net. sipas Gjermanisë, çelja e negociatave është e domosdoshme dhe duhet të nisë me kapitujt për sundimin e ligjit.
Vendimi për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë do merret nga Këshilli i Europës më 18 tetor.
8 kushtet e Gjermanise per negociatat
- Reforma zgjedhore
- Procedimi i gjyqtarëve të shkarkuar
- Krijimi i SPAK e BKH
- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese
- Funksionimi i Gjykatës së Lartë
- Përparim në luftën kundër korrupsionit
- Rezultate në goditjen e Krimit të Organizuar
- Progres në reformën administrative