Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.
Mësohet se një automjet tip “Toyota”, i drejtuar nga shtetasi me inicialet F.H., 47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor me inicialet G.H., 52 vjeç.
Fatkeqësisht ky i fundit nuk ka arritur dot t’i mbijetojë përplasjes. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.