Banorët e Kaçinarit në Mirditë janë përplasur me policinë gjatë protestës kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre.
Ata kanë denoncuar se forca të shumta policie dhe të FNSH-së kanë vajtur në zonë për të penguar banorët në protestën e tyre, ndërsa kanë paralajmërojnë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.
Denoncimi është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në Facebook.
“Perleshje e banoreve te Kaçinarit me narkopolicine per Hec-et qe ndertohen pa konsult me ta!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Gjeneral Hashashi dergon qindra forca narkopolicie kunder banoreve.
Ndal dhunes dhe terrorit ndaj banorve te Kaçinarit! sb
doktorr deshiroj te jesh mir me shendet e me jet gjat , jemi ne Simon te Kaqinarit MERDITES dhe po ndertohen HEC-e me Mbrojtje me nje dritori policie rreth 90 polic dhe forca fnsh-je, ne si fshatar sot jemi ne protest dhe pritet nje perplasje e madhe me polecin dhe do ket dhe viktima , ju lutem na ndimoni , per pazaret e Dritorit te polecis Fred Mara do ken problem familjaret qe mbijetojn akoma ne fshatra , ju lutem zoti berisha bej dicka ti per drejtat e ktyre shumic njerzve.”