Vendosni fjalën kyçe....

“Mund të luftojmë edhe 100 vite të tjera me SHBA-në” – Talebanët pas anulimit të takimit nga Trump


Pas vendimit të presidentit amerikan Trump, për t’u dhënë fund bisedimeve me talebanët, këta të fundit kanë deklaruar se janë të gatshëm të luftojnë edhe 100 vjet të tjera me SHBA-në.

Procesi i paqes një vjeçare u ndërpre pasi palët ishin ulur në bisedime dhe kishin arritur një projekmarrëveshje të cilën pritet ta nënshkruanin në vijim. Zëdhënësi i talebanëve shtoi se ata ishin të gatshëm dhe të përkushtuar për negociata.

“Qëndrimi ynë është që nuk ka zgjidhje për konfliktin përveç negociatave dhe përveç paqes në tryezë. Shpresojmë që  Trump të rimendojë vendimin e tij dhe të kthehet atje ku ishim.”, tha Stanikzai.

Bisedimet sekrete mes SHBA-së e talebanëve u ndërprenë pas një sulmi me bombë në Afganistan ku humbi jetën një zyrtar amerikan. Pas kësaj Trump anuloi takimin duke thënë se nuk do ulej në tryezë me ata që nuk respektojnë marrëveshjet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *