Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogia australiane mbahet si e burgosur në Iran


Një grua britaniko-australiane e arrestuar në Iran është identifikuar si Kylie Moore-Gilbert, specialiste e politikës së Lindjes së Mesme në Universitetin e Melburnit.

Sipas qeverisë australiane, ajo po mbahet prej disa muajsh tashmë në Iran, nën akuza të paqarta.

BBC” shkruan se Dr. Moore-Gilbert është shtetasja e tretë e huaj që zbulohet këtë javë se është arrestuar në Iran. Shumë media raportojnë se ajo është dënuar me 10 vjet burg.

“Ne besojmë se shansi më i mirë për të siguruar kthimin e sigurt të Kylie-t është përmes kanaleve diplomatike”, thanë familjarët e saj në një deklaratë të publikuar përmes qeverisë Australiane.

Të martën qeveria Australiane identifikoi dy australianë të tjerë – Mark Firkin dhe Jolie King, të cilët gjithashtu po mbahen si të burgosur në Iran.

Ata po postonin në blogun e tyre pamje nga udhëtimi në Azi dhe Lindjen e Mesme dhe thuhet se u arrestuan 10 javë më parë në afërsi të Teheranit. Arrestimi i tyre nuk besohet të ketë lidhje me atë të Dr Moore-Gilbert.

Kjo e fundit është pedagoge e Studimeve Islame, që përqendrohet në shtetet arabe të Gjirit. Akuzat kundër saj nuk janë zbuluar, por zakonisht afatet 10-vjeçare të burgimit jepen në Iran për akuzat e spiunimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *