Vendosni fjalën kyçe....

David Cameron i bashkohet “grupit”, rrëfen se pinte hashash kur ishte i ri


Ish-kryeministri britanik David Cameron ka pranuar se ka tymosur kanabis në kohën kur studionte në kolegjin Eton.

Cameron nuk e kishte pranuar më parë se kishte konsumuar drogë në kohën kur ishte adoleshent, duke argumentuar se njerëzit kanë të drejtë për një jetë private para se të hyjnë në politikë.

Sidoqoftë, duke folur për The Times, ai tani ka pranuar se ka konsumuar kanabis në kolegjin për nxënësit e moshave 13-18 vjeç.

Ai shtoi se kishte përdorur përsëri më vonë kanabis me gruan e tij Samantha, me të cilën u takua në një festë familjare në moshën 25-vjeçare, kur punonte me Partinë Konservatore.

Cameron nuk është i pari politikan konservator i cili ka pranuar se ka përdorur drogë, por i fundit që i është bashkuar grupit me rrëfimin.

Në qershor, Michael Gove pranoi se kishte përdorur kokainë në “disa raste”. Rory Steëart pranoi se kishte pirë opium në një martesë në Afganistan, ndërsa Andrea Leadom tha që ajo kishte pirë kanabis në universitet.

Jeremy Hunt tha se ai mund të ketë përdorur Lassi gjatë një udhëtimi në Indi.

Boris Johnson ndërkohë zgjodhi të shmangë pyetjet mbi përdorimin e drogës gjatë drejtimit të tij, pasi në një intervistë të vitit 2007, kishte pranuar se ka provuar kokainën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *