Një 45-vjeçar është ndaluar në Durrës pasi gjatë kontrollit në mjetin që po drejtonte iu kap një armë zjarri pa leje.
Në pranga ka rënë personi me iniciale G.K., banues në Tiranë, i cili u kap nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me pistoletë pa leje.
Njoftimi i policisë
Arrestohet në flagrancë 45 vjeçari për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G.K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrashbull, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë
me mbishkrimin SIG-SAUER, dhe një kreher me tre fishekë model 7.65 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.