Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër protestë në Paris, kush ngrihet këtë radhë kundër Macron


Juristë, mjekë, infermierë, pilotë dhe të tjerë u mblodhën dje në rrugët e Parisit për të protestuar ndaj ndryshimeve të planifikuara nga qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron, lidhur me pensionet.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron sapo ka nisur një nga reformat më ambicioze të saj: bashkimin e 42 sistemeve të ndryshme të pensioneve në Francë në një sistem të vetëm, të bazuar në pikë.

Qeveria ka premtuar se mosha e pensionit që aktualisht është 62 vjeç, nuk do të ndryshojë, por kushtet e reja mund t’i inkurajojnë njerëzit të punojnë më gjatë.

Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç po ashtu do të marrin pension më të ulët. Qeveria e Francës do që parlamenti të votojë për to në fillim të vitit të ardhshëm.

Pjesa më e madhe e atyre që protestuan ishin avokatë, pasi Këshilli Kombëtar i Avokatëve, pretendon se ndryshimet e propozuara do të dyfishojnë taksat që paguajnë anëtarët e saj, shkruan Yahoo.

Me uniformat e zeza të avokatëve, ata marshuan në rrugët kryesore të Parisit duke kënduar “jo, jo, jo për reformën e Macron”.

Infermierët, pediatrët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë të veshur me uniforma të bardha marshuan përkrah avokatëve, duke shprehur të njëjtat frikëra.

Në fund të javës së kaluar, punëtorët e transportit publik në Paris kanë qenë po ashtu në grevë për shkak të reformave në pensione.

Macron është dobësuar politikisht nga protestat antiqeveritare të lëvizjes “Jelekët e verdhë” qysh në fund të vitit 2018 dhe në fillim të këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *