Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Opozita në dakordësi për platformën e zgjidhjes, intensifikojmë aksionin


Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka dalë sot me një qëndrim duke thënë se opozita e bashkuar nuk është tërhequr nga aksioni i saj për largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. Me këtë Vasili shuan edhe zërat për përçarje mes opozitës.

Vasili ka deklaruar se ka një dakordësi të plotë për platformën që zgjidh krizën dhe paralajmëron përshkallëzim të aksionit opozitar.

“Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh. Kriza shumë e rëndë kushtetuese, politike dhe e përfaqësimit. Dakordësi e plotë për platformë që zgjidh krizën. Opozita e bashkuar e vetmja garanci për daljen nga kriza. Opozita kërkon hapjen e negociatave jo demagogjinë e radhës. Opozita e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj. Edi Rama është gjeneruesi e shkaku i krizës dhe jo zgjidhja. Edi Rama i interesuar vetëm që integrimi të dështojë. Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen me koncesione”, thotë Vasili.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *