Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet nesër Komisioni Hetimor kundër Presidentit


Komisioni hetimor parlamentar i ngritur për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, pritet që mbledhjen e radhës ta mbajë nesër.

Edhe pse afati final i përmbylljes së punimeve të këtij Komisioni ishte data 8 Tetor, ky komision i drejtuar nga Ulsi Manja vijon edhe më tej.

Në një kohë kur përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë njoftuar se do të ketë një raport final më datë 11 tetor, Komisioni i drejtuar nga Manja do t’i kërkojë parlamentit zgjatjen e mandatit të tij të paktën deri në mbërritjen e opinionit të të deleguarve nga Venecia.

Në mbledhjen e nesërme komisioni pritet të kërkojë administrimin e dokumenteve që lidhen me hetimin parlamentar.

Presidenti Meta publikoi dje një raport prej 55 faqesh që ia ka dorëzuar përfaqësuesve të Komisionit të Venecias, mbi të cilin ka ndërtuar arsyetimet e tij lidhur me vendimet që ka marrë për dekretet e zgjedhjeve lokale. Në këtë raport, Meta i konsideron zgjedhjet e mbajtura më 30 qershor si të paligjshme, pasi nuk ofruan alternativa për votuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *