Me nisjen e vitit të ri shkollor, të gjitha nënat janë të shqetësuara për mënyrën e të ushqyerit të fëmijëve të tyre, që pjesën më të madhe të ditës do ta kalojnë në shkollë.
Dietologia Blerina Bombaj, publikoi një foto të fëmijëve të saj në rrjetet sociale, ku ajo u jepte bukë me vete në shkollë. Fëmijët e dietologës së njohur morën me vete në shkollë sanduiç të freskët me perime. Fëmijët nuk kanë nevojë për molto apo sufllaqe, kur mund të konsumojnë ushqime të shëndetshme të gatuara nga duart e nënës. Bombaj etiketoi edhe mikeshat e saj të bënin të njëjtën gjë dhe përgjigja nuk vonoi.
Tanimë “bukë me vete për fëmijët” është nisma më e re në “Instagram” e nënave të njohura shqiptare.
Psikologia Denada Toçe publikoi gjithashtu një foto të djalit të saj, ku në tasat e posaçëm i kishte futur buk me gjalpë e reçel, karota edhe mollë. Moderatorja Gerta Heta gjithashtu iu bashkua kësaj nisme.