Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu e Gantz “kokë më kokë”, Izraeli drejt qeverisë së unitetit kombëtar


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua të luftojë deri në fund, ndërsa sondazhet në përfundim të votimeve treguan se ai ishte në të njëjtat pozita ose diçka prapa rivalit kryesor të opozitës, me një shans të paktë për të arritur koalicionin e nevojshëm për një mandat të pestë.

“Ne nuk do të kemi dhe nuk mund të kemi një qeveri të varur nga partitë arabe anti-Zioniste,” tha Netanyahu ndërsa turma e mbështetësve të tij brohoriste “ne nuk duam unitet”.

“Izraelit i duhet një qeveri e fortë, një qeveri e qëndrueshme, një qeveri Sioniste, një qeveri që është e angazhuar për Izraelin si shtet komb i popullit hebre.”

Kryeministri Netanyahu as nuk e pretendoi fitoren dhe as nuk e pranoi humbjen e tij – duke thënë se “ne jemi duke pritur për rezultatet e vërteta. Një gjë është e qartë: Izraeli është në një kryqëzim historik.”

Rivali kryesor i kryeministrit Netanyahu për qeverinë, gjenerali në pension, Benjamin “Benny” Gantz, u dha ndjekësve një fjalim të mbushur me nota optimizmi në orët e para të së mërkurës, i inkurajuar nga sondazhet e zgjedhjeve.

“Ne do të presim për rezultatet aktuale, por nga mënyra sesi qëndrojnë gjërat, ne e kemi përmbushur misionin tonë,” tha ai në selinë e Partisë Blu e Bardhë që drejton në Tel Aviv, duke shtuar se Netanyahu “nuk e arriti misionin e tij.”

Bisedimet për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar janë në proces, tha Gantz. Ai ka thënë më parë se është i hapur për një qeveri të tillë me “Likud” të Netanyahut, por me kushtin që ky i fundit të mos jetë pjesë e saj.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *