Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, i cili u fut në parlament nga listat e PD-së, pas vendimit të kësaj të fundit për djegien e mandateve, ka marrë sërish vëmendjen e rrjeteve sociale.
Gjuzi është fotografuar në një nga komisionet parlamentare me një model të ri flokësh, të ndryshëm nga ai që kishte para dhe pasi u fut në Kuvend.
Përveç kësaj, Gjuzi, bëri komente “interesante” ndaj fizikut të një të ftuare në një emision sportiv, duke thënë se “zonjusha aty që besoj nuk ka nevojë për koment se ka dalë ballkoni dhe është i rrezikshëm.”
Komenti i plotë i Gjuzit ndaj Silvana Bushatit në TCH
“Me të thonë të drejtën je vesh mrekullisht bukur, sikurse ju, mbesa ime që e kam këtu në krah të djathtë, zonjusha aty që besoj nuk ka nevojë për koment se ka dalë ballkoni dhe është i rrezikshëm.”
Pak kohë më parë, pasi ishte futur në parlamant, Gjuzi shkoi në sheshin e Teatrit Kombëtar bashkë me mjetin e ti “Mercedez-Benz”, por u përzu nga aty prej aktorëve që qëndrojnë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar prej më shumë se një viti.
Gjuzi nuk është i vetmi zyrtar që ka marrë vëmendje në rrjetet sociale lidhur me pamjen e tij.
Shefi dhe këshilltari i Protokollit të kryeministrit Rama, Thomas Frashëri, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale kohë më parë lidhur me modelin e tij të flokëve ashtu si dhe këshilltari për mediat i kryeministrit Rama, Endri Fuga, për mjekrën e tij.