Vendosni fjalën kyçe....

“Vuçiç është i gatshëm ta njohë Kosovën” – Senatori amerikan, Murphy


Senatori amerikan, Chris Murphy, ka deklaruar se presidenti serb, Vuçiç, është i gatshëm ta njohë Kosovën.

Murphy ka qenë në Kosovë para pak ditësh dhe ka folur lidhur me takimet e tij me krerët e shtetit.

Murphy është shprehur se kreu i shtetit serb është i gatshëm ta njohë Kosovën, por theksoi se është i zemëruar për taksën e vendosur nga Prishtina ndaj mallrave serbe.

“Ne të dy besojmë që ai dëshiron që të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën për të njohur pavarësinë e tyre, por aktualisht, ai është i zemëruar për taksën”, ka thënë Murhpy, shkruan Lajmi.net.

Senatorët amerikanë, Chris Murphy e Ron Jonson, vizituan para pak kohësh Kosovën e Serbinë ku bënë thirrje që palët t’i kthehen dialogut për të arritur marrëveshjen përfundimtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *