Vendosni fjalën kyçe....

Totenhem nuk shkon përtej barazimit me Olimpiakos, Bryzh dhe Gallatasarai ndahen në paqe


Finalisti i sezonit të kaluar, Totenhemi, u ndal në transfertë ndaj Olimpiakosit të Pireut, me shifrat 2-2. Herri Kejn me penallti në minutën e 26-të, dhe pas vetëm 4 minutash, goli i Lukas, çuan në avantazh të dyfishtë “Spërsat”, të cilët menduan se i morën këto tre pikë.

Por, grekët nuk u dorëzuan kurrsesi. Podence shkurtoi shifrat në minutën e 44-t, ndërsa kur filloi pjesa e dytë, ishte Methiu Valbuena, i cili me një penallti, barazoi shifrat. Deri në fund, nuk pati më gola, dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë, në ndeshjen e parë.

Barazim përfundoi edhe sfida tjetër e luajtur pasdite, ajo mes Klub Bryzh dhe Gallatasarai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *