Vendosni fjalën kyçe....

Teherani akuza Trump pas përshkallëzimit të sanksioneve ndaj ekonomisë iraniane


Irani ka akuzuar të mërkurën presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për përshkallëzim të presionit ekonomik kundër qytetarëve iranianë, duke urdhëruar rritje të madhe të sanksioneve ndaj Republikës Islamike, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ai e ka konsideruar vendimin për rritje të sanksioneve si terrorizëm ekonomik, ilegal dhe jonjerëzor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë të mërkurën se ai ka urdhëruar Sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin për të “rritur sanksionet” e vendosura ndaj Iranit, në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Teheranit. Ai nuk ka ofruar detaje për marrjen e këtij vendimi, që vjen pas sulmeve të fundjavës në disa rafineri të naftës në Arabinë Saudite.

Disa zyrtarë amerikanë kanë fajësuar Iranin për kryerje të sulmeve, mirëpo ky i fundit ka mohuar këto akuza. Edhe ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite të mërkurën ka prezantuar disa mbetje të dronëve dhe raketave, që sipas saj dëshmojnë përfshirjen e Iranit në sulmet e fundjavës në dy rafineri të naftës.

Uashingtoni dhe Teherani veçse kanë tensionuar marrëdhëniet prej kur Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Pas largimit nga kjo marrëveshje, SHBA-ja ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj Iranit, duke i dëmtuar sektorin bankar dhe atë të naftës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *