Vendosni fjalën kyçe....

Nën masa të forta sigurie, ekstradohet nga Gjermania Arbër Çekaj (Fotot)


Ka mbërritur në Tiranë, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, i cili do gjykohet lidhur me sasinë prej 613 kilogramësh kokainë që u kapën në një magazinë në Maminas, në një ngarkesë bananesh që vinte nga Amerika e Jugut.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta të policisë që do e dërgojnë në qelitë e paraburgimit në Policinë e Tiranës.

Çekaj është esktraduar nga Gjermania dhe brenda 3 ditësh do dalë para Krimeve të Rënda ku do njihet me masën e sigurisë, “arrest në burg” që është dhënë ndaj tij në mungesë.

Ai ka qëndruar në Gjermani prej më shumë se një viti, ku u ndalua pak kohë pas bllokimit të sasisë së kokainës në Maminas.

Për drogën e kapur janë ende në burg shoferi i kamionit, Armando Pezaku dhe menaxheri i kompanisë, Donald Lushaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *