Tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë, kryetari i bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio.
“Ndjehem sikur kam kontribuar gjithçka mundem në këto zgjedhje parësore dhe është e qartë se nuk është koha ime.
Kështu që unë do të mbyll fushatën time presidenciale, të vazhdoj punën time si kryetar i bashkisë së Neë York City dhe do të vazhdoj të flas për njerëzit që punojnë”, tha ai në një intervistë për MSNBC.
Kryebashkiaku 58-vjeçar, e shpalli kandidaturën e tij në muajin maj. Sipas kritikëve, fushata e tij pati mjaft ulje përballë dëmokratëve të tjerë që kërkonin të zgjidheshin si kandidati për Presidencën.
Presidenti Donald Trump reagoi me ironi pas tërheqjes së De Blasios nga gara, duke thënë me ironi se ishte “një lajm me të vërtetë i madh politik”.
“Oh jo, një lajm me të vërtetë i madh politik, mbase historia më e madhe në vite! Kryetari me kohë të pjesshme i qytetit të Nju Jorkut, Bill De Blasio, i cili kishte rezultat zero në sondazhe, por që kishte mundësi të jashtëzakonshme për rritje, në mënyrë tronditëse doli nga gara e Presidencës. Qyteti i Neë York është i shkatërruar, ai po kthehet në shtëpi!”, shkruan Trump.
De Blasio tha në një intervistë për MCNBC se një nga arsyet kryesore pse mori këtë vendim, ishin rregullat e Partisë Demokratike për t’u kualifikuar për debatet televizive.
Ai nuk arriti të kualifikohej për një debat këtë muaj, ku morën pjesë 10 kandidatët kryesorë për të emëruarin e partisë.