Mediat spanjolle shkruajnë se Xabi Alonso mund ta zëvendësojë Zinedine Zidanen në Madrid
Mediat spanjolle shkruajnë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron që Xabi Alonso ta zëvendësojë Zinedine Zidanen në “Santiago Bernabeu”.
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” beson se klubi ka bërë gabim duke e lënë Alonson të largohej pasi po e udhëhiqte ekipin e të rinjve.
Alonso ka shkuar në Real Sociedad, por Perez synon ta rikthejë atë tek “Los Blancos”.
Ish-mesfushori spanjoll kishte luajtur me sukses në “Santiago Bernabeu” një kohë, ndërsa më pas ishte shitur në Bayern Munich.
Perez e vlerëson Xabi Alnson për karakterin dhe njohuritë taktike që i posedon.
Nga ana tjetër, Zidane nuk e ka nisur mirë sa duhet eksperiencën e dytë në Madrid.