Vendosni fjalën kyçe....

“Në funeralin tim do thuash se pavarësisht gjërat që na ndanë na bashkoi një ditë e bukur”-Rama ironi me Çilin


Kryeministri Edi Rama ka qenë bujtës i botuesit Henri Çili për një organizim në sallën COD në selinë qeveritare.

Por Rama nuk ka lënë ironitë me Çilin, person i cili herë e ka mbështetur publikisht në momente të ndryshme politike dhe herë e ka sulmuar.

Këtë gjë Rama ia vuri në dukje edhe në eventin e organizuar në kryeministri duke i thënë se “një ditë dikush do ta kujtojë këtë. Ndoshta Henri në funeralin tim do thotë se me gjithë gjërat që na ndanë na bashkoi një ditë e bukur në COD dhe pata mundësinë ti dhuroja kolanën që ai e çmoi shumë”.

Rama vijoi më tej vazhdoi duke thënë se pavarësisht kundërshtive hapësira e kryeministrisë është e hapur për organizime siç ishte ai i organizuar nga botuesi Çili për dhurimin e 25 librave për kujtesën ndaj diktaturës.

Në këtë hapësirë ne bëjmë gjëra që ja vlejnë, mund të shkaktojnë xhelozira dhe inate. Është në pallatin e qeverisë, por është një hapësirë ku të gjithë mund të vinë dhe secili mund ta shfrytëzojë për aktivitete që jo domosdoshmërisht duhet të pëlqen apo duhet të marrin pëlqimin e qeverisë, përkundrazi. Më vjen mirë që ky është aktiviteti i parë që Henri bën këtu dhe e zhvillon në një fazë të jetës së tij që kërkon largimin e qeverisë. Pozitive. Që tregon se mund të vini këtu për të kërkuar largimin e qeverisë. Jemi dy palët të garantuara se jemi në dy kate të ndryshme. Në fund të ditës secili bën atë pjesën e vet”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *