Një banor i zonës së Astirit ka kritikuar ashpër qeverinë për mungesën e pranisë dhe të shërbimeve në zonë.
Teksa deputetët e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e Ditmir Bushati, ishin në zonë për të folur me banorët e verifikuar dëmet, njëri nga qytetarët kritikoi ashpër dy deputetët duke theksuar se askush nuk vjen asnjëherë që të interesohet për problemet e tyre.
“Shyqyr që ra tërmeti, që erdhën këta. Ne kemi kaq vite këtu, paguajmë taksat po drita s’kemi, shkollë s’kemi, lulishte ku të qëndrojnë pensionistët e fëmijët nuk kemi. Kemi dy deputetë ne po këtu ka ardhur askush. Jemi 100 mijë banorë e këtu nuk ka një shkollë”, tha banori i zonës së Astirit.
Më herët, Bushati e Gjylameti thanë se kishin vajtur në zonë për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i djeshëm e për t’i qetësuar ata.