Vendosni fjalën kyçe....

Rënie gurësh dhe ujë në rrugë, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes


Reshjet e dendura që nisën mbrëmjen e kaluar dhe vijuan gjatë gjithë mëngjesit të sotëm, kanë shkaktuar probleme dhe me qarkullimin rrugor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrë të situatës së rrugëve në vend, ndërsa u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Siç bën me dije ARRSH, në segmentin Skuraj-Burrel (zona Shkopet) ka rënie gurësh dhe po punohet për pastrimin e rrugës.

“Gjatë orëve të fundit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut 🌧 të githa strukturat e ARRSH-së janë në terren për të normalizuar gjendjen në të gjitha akset kombëtare të prekura nga to 🛣
Rajoni Verior, komunikon se në segmentin Skuraj-Burrel (zona Shkopet) ka rënie të vogla gurësh, po punohet për pastrimin e rrugës, nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.
Rajoni Qendror, komunikon se po punohet në segmentin sa kalon rreth rrotullimin e Bërzhitës, dhe në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet pa problem.
Rajoni Jugor komunikon se itensiteti i reshjeve ka rënë, qarkullimi kryhet pa problem në të gjitha akset.
Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga kompanitë dhe sektori i mirëmbajtjes ARRSH.
I bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve🚘 të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore”, njofton ARRSH.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *