Vendosni fjalën kyçe....

“Pyesni Joe Biden për korrupsionin në Ukrainë” – Trump sfidon demokratët


Presidenti Donald Trump përmendi në mënyrë të përsëritur të martën skandalin e ish-zëvendës presidentit Joe Biden në Ukrainë, duke u përqëndruar te djali i tij, Hunter Biden, duke fituar para në sajë të ndikimit të babait të tij.

Presidenti ribëri çdo pyetje në lidhje me vendimin e tij për të pezulluar ndihmën për Ukrainën, dhe bisedat e tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për të vënë në dyshim familjen Biden dhe veprimet e tyre në vendin e Europës lindore. 

“Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë “quid pro quo” (favor në këmbim të diçkaje),” tha ai, duke iu referuar ndihmës.

“Ndryshe nga Biden.” – shtoi Trump.

Presidenti vuri në dukje djalin e Bidenit, Hunter, i cili fitoi 50,000 dollarë në muaj ndërsa shërbente në një bord energjetik në Ukranianë, ndërsa ish-zëvendës presidenti përdorte kërcënimet e tërheqjes së ndihmës amerikane, për të detyruar shkarkimin e një prokurori, i cili po hetonte kompaninë që paguante djalin e tij.

“Pyetni se si djali i tij bëri miliona dollarë nga Ukraina, miliona dollarë nga Kina edhe pse ai nuk kishte asnjë ekspertizë,” tha Trump.

Presidenti foli për këtë çështje gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Trump komentoi se një numër në rritje i demokratëve të Kongres, që iu bashkuan thirrjeve për të fajësuar presidentin për shpërdorim të pushtetit, duke përdorur një narrativë sipas së cilës Trump pezulloi ndihmën për Ukrainën për të detyruar udhëheqësit në vend të hetojnë Biden.

Trump tha gjithashtu në një postim në Facebook se kishte urdhëruar transkriptimin dhe publikimin e bisedës telefonike me presidentin ukrainas.

“Unë jam aktualisht në Kombet e Bashkuara duke përfaqësuar vendin tonë, por kam autorizuar lëshimin nesër të transkriptit të plotë, të deklasifikuar dhe të paredaktuar të bisedës sime telefonike me presidentin Zelensky të Ukrainës. Do të shihni se ishte një telefonatë shumë miqësore dhe plotësisht e përshtatshme. Asnjë presion dhe ndryshe nga Joe Biden dhe djali i tij, JO “quid pro quo”! Kjo nuk është asgjë më shumë se një vazhdim i gjuetisë se shtrigave më të madhe dhe më shkatërruese të të gjitha kohërave!”

Presidenti tha se ai pezulloi ndihmën për Ukrainën, sepse ai mendonte se vendet e tjera duhet të ndihmojnë, jo vetëm Shtetet e Bashkuara.

“Pse Shtetet e Bashkuara janë të vetmet që paguajnë për Ukrainën? Pse nuk është Gjermania? Pse nuk është Franca? ” – tha ai.

Presidenti tha se ai më në fund ai vendosi ta ndihmonte Ukrainën pas aleatët i kërkuan që të vepronte.

Ai i kujtoi shtypit se ai dërgoi Ukrainës ndihmat më të mira ushtarake në Ukrainë, pasi ata përballeshin me kërcënime nga forcat e mbështetura nga Rusia.

“Presidenti Obama dërgonte jastëkë dhe çarçafë, unë dërgova armë anti-tank dhe shumë armë të tjera në Ukrainë,” tha Trump.

Më herët gjatë ditës, Trump iu përgjigj një numri në rritje të demokratëve që bënin thirrje për largimin e tij, duke e akuzuar atë për abuzim të pushtetit të tij për të hetuar kundërshtarët politikë.

“Unë mendoj se është qesharake. Është një gjueti shtrigash. Unë jam duke kryesuar në sondazhe. Ata nuk e kanë idenë sesi të më ndalojnë. E vetmja mënyrë se si ata mund të provojnë është përmes fajësimit, ” u përgjigj ai.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breibart

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *