Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme do të miratojë sot listën e kandidatëve për postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm.
Ky komision ka shyrtuar dosjet e kandidatëve për kryeprokuror sipas rendit alfabetik.
“Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati”-tha kreu i KLP-së.
Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj dhe Arta Marku janë kandidatët të cilët po tentojnë të marrin këtë detyrë.
Nga katër kandidatët e përmendur më lart, vetëm Olsian Çela ka kaluar vettingun me vendim të formës së prerë.
Këshilli ka vendosur se dokumentacioni i paraqitur nga kandidatja Fatjona Memçaj i plotëson kushtet ligjore për të vazhduar garën më tej, po ashtu edhe kryeprokurorja Arta Marku.
Ndërkohë që KLP ka hedhur poshtë kandidaturëm e avokatit Lulzim Alushaj.