Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me 30 kg kokainë, banda e shqiptarëve dënohet me 45 burg në Angli



Mediat britanike shkruajnë se një bandë e krimit të organizuar ka dalë sot para gjykatës në Croydon. Anëtarët e bandës ishin kapur me mbi 100 mijë paund para të gatshme dhe mbi 30 kilogramë kokainë.

Bestar Karanxha, aka Joszef Fedak, 30 vjeç (19.02.89), pa adresë fikse u deklarua fajtor për trafik të drogës të klasit A dhe u dënua këtë të martë më 24 shtator me 16 vjet burgim. Ai gjithashtu u burgos për 12 muaj për posedim të një ID të rreme dhe 12 muaj për posedim të një ID të fituar me mashtrim. Dënimet do të bashkohen.

Adriatik Karanxha, aka Otto Kovacs, 23 vjeç (18.08.96), pa adresë fikse, u dënua në të njëjtën ditë me burgim nëntë vjet duke pranuar fajësinë për trafik droge të klasit A.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *