Vendosni fjalën kyçe....

Bundestagu gjerman vendos sot për 9 kushtet për Shqipërinë


Sot në Bundestagun Gjerman do të zhvillohet një debat gjysmë ore mbi dy propozime të grupeve parlamentare të koalicionit të CDU/CSU dhe SPD lidhur me rekomandimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Koalicioni qeverisës gjerman rekomandon hapjen e pakushtëzuar të negociatave për Maqedoninë, ndërësa për Shqipërinë propozohet vendosja e 9 kushteve dhe hapja e negociatave pas verfikimit të plotësimit të këtyre kushteve nga Shqipëria.

Pikat e diskutimit:

– “Marrëveshja mes Bundestagut me Qeverinë Federale për aplikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Hoher  Përfaqësues i 29 majit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit 

– ” Marrëveshja mes Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të 29 maj 2019 për hapjen e negociatave të pranimit  “(19/13509).  

Vendimi i grupeve parlamentare CDU-CSU dhe SPD, është miratuar me 24 shtator ndërsa zyrtarisht do votohet në seancën e sotme. Përveç 9 kushteve, të cilat janë shprehur ditë më parë, Bundestag kërkon dialog sa më të shpejtë mes palëve politike për kapërcimin e krizës së thellë politike.

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme” – thuhet në rezolutën e përbashkët të CDU/CSU dhe SDP.

Debati do zgjasë gjysmë ore dhe do transmetohet direkt dhe vendimi do jepet në fund të seancës. Kushtet e përmbledhura që pritet t’i vendosen Shqipërisë janë; procedime penale të shpejta për ata që janë përfshirë në blerje votash, një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit dhe nëse urdhërohet përsëritja e këtyre zgjedhjeve ato të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor, ngritja dhe funksionimi i institucioneve të drejtësisë si SPAK, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, dënimi i zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *