Sapo ka përfunduar procesi gjyqësor në Gjykatën e Apelit për Olesia Dukën, stomatologen e akuzuar për mashtrim. Apeli e ka dënuar Dukën me 6 vjet e 8 muaj burg, duke i ulur 3 vjet e 4 muaj nga dënimi që i kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës.
Trupa gjykuese e apelit përbëhej nga gjyqtarët Izet Dusha, Anita Mici dhe Arben Vrioni.
Duka akuzohet se ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës duke përfituar një vlerë përafërsisht rreth 3 milionë euro dhe Prokuroria kishte kërkuar 15 vjet heqje lirie. Një nga këta është biznesmeni durrsak, Idlir Hoxha, i cili pretendon se Duka i ka marrë një shumë prej 900 mijë eurosh.