Skandali i fundit me djalin e ish Zv/Presidentit Amerikan Joe Biden, i cili ka përfituar para nga Ukraina dhe 1.5 miliardë dollarë nga Kina është kryer me lojën dhe ndikimin e Soros.
Ky rast ka bërë shumë zhurmë në mediat amerikane. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në “FoxNews”, Victoria Toesing e cila ka qenë Zv/Ndihmëse e Prokurorit të Përgjithshëm, tha se George Soros është financuesi i OCCRP, që nxori lajmet mbi Ukrainën.
“Në emër të luftës kundër korrupsionit George Soros lufton konkurentët e tij. Ai përdor OJF-të e tij. Paratë e tij janë kudo, në Ukrainë, OJF, dhe ende ka të ngulitur njerëzit e tij në Departamentin e Shtetit.”, u shpreh për Fox News, Victoria Toensing.
Në SHBA lajmi i publikuar nga botuesit e financuar nga Soros, bëri shumë zhurmë. Bëhet fjalë për një bisedë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Trump i kërkonte Zelenskyt të kryente hetime mbi djalin e ish-zv.presidentit amerikan, Joe Biden. Në bisedat e transkriptuara, Trump citohej: “Të lutem ma bëj këtë nder”.
Vetë Shtëpia e Bardhë publikoi një përmbledhje me pesë faqe të mërkurën mbi thirrjen telefonike të Presidentit Donald Trump me Volodymyr Zelensky në 25 korrik.
Presidenti Donald Trump thotë se ai ka diskutuar mbi rivalin politik Joe Biden me presidentin e Ukrainës për një arsye: nga dëshira për të luftuar korrupsionin.
Djali i Biden ka punuar për një kompani ukrainase të gazit nga viti 2014 deri në 2019, dhe presidenti dyshon se ish-zv.presidenti Biden ka vepruar në shpërdorim të detyrës, për të përfituar i biri./Hashtag.al