Vendosni fjalën kyçe....

Kë kopjoi Greta Thunberg, kur doli para liderëve të OKB-së (VIDEO)


Më shumë se dy dekada më parë, ka patur një tjetër vajzë si Greta Thunberg, e cila doli para udhëheqësve botërorë për t’i kritikuar se përse nuk po merrnin veprimet e duhura mbi ndryshimet klimatike.

Vajza e re doli në podium për t’iu përgjëruar politikanëve të parandalonin zhdukjen e specieve dhe ngrohjen globale në vitin 1992.

“Përshëndetje, unë jam Savern Suzuki, duke folur për ECO, organizata mjedisore e fëmijëve. Jemi një grup prej 12 dhe 13 -vjeçarësh, duke u munduar të sjellim një ndryshim.”, e niste fjaën e saj Suzuki.

“Unë kam frikë të dal jashtë për shkak të vrimave në shtresëne  Ozonit”, thoshte adoleshentja.

Severn Cullis-Suzuki, ishte vetëm 12 vjeç kur doli në Samitin e OKB-së në vitin 1992 në Rio de Janeiro dhe u bë e njohur si “vajza që heshti botën për pesë minuta”, në kohën kur ende nuk kishte media sociale.

Duket se Greta Thunberg është frymëzuar nga ajo dhe 27-vjet më vonë doli të bënte të njëjtën gjë. Por me një zë pak më alarmues.

Natyra e fjalimit të Thunberg është jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të Cullis-Suzuki.

Ashtu siç Thunberg i tha samitit të OKB-së “ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive dhe gjithçka që mund të flisni ju janë për paratë dhe përrallat e rritjes së përjetshme ekonomike,” u thoshte dhe Cullis-Suzuki liderëve të botës se “humbja e së ardhmes sime nuk është si të humbas një zgjedhje ose disa pikë në tregun e aksioneve. “

Dhe mesazhet e të dyja vajzave, ishin fataliste. “Kam frikë të dal në diell tani për shkak të vrimës në ozonin tonë. Kam frikë të marr frymë nga ajri sepse nuk e di se çfarë kimikatesh gjenden në të, “tha Cullis-Suzuki në 1992.

Problemet mjedisore të adresuara nga Cullis-Suzuki pasqyrojnë botën e fillimit të viteve 1990, kur shpyllëzimi, zhdukja e shtresës së ozonit dhe zhdukja e specieve ishin shqetësimet ekologjike.

Megjithatë njerëzimi ka qenë mjaft i suksesshëm në zgjidhjen e atyre problemeve. Zbrazja e ozonit është ngadalësuar në mënyrë dramatike dhe mbulesa pyjore në të gjithë botën është rritur.

Çfarë rezervon e ardhmja në treg për Thunberg? Epo kjo varet se si ju shikoni shembullin e Cullis-Suzuki.

Nga njëra anë, asnjë prej frikërave të saj më të këqija nuk u realizuan. Nga ana tjetër, qeveritë botërore kanë akoma probleme ekologjike për t’u përballur  dhe janë ende fëmijët që ligjërojnë për to.

Pas fjalimit të saj në 1992-in, Suzuki u bë një personazh i famshëm, shkoi të studionte në Yale, u martua me një burrë kanadez, lindi dy fëmijë bi-kulturorë dhe tani në të 30-at e saj mbetet akoma aktive në Kanada dhe në diskutimet globale për klimën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *