Një person ka mbetur i plagosur në Lezhë paraditen e sotme.
I plagosuri është identifikuar si 27-vjeçari me iniciale S.N., banues në Ishull Lezhë ndërsa është ende e paqartë dinamika e ngjarjes dhe autori i saj.
I riu është dërguar në spitalin e Traumës për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur kërkimin e autorit.
Informacion paraprak
Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N. 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.