Liverpuli vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Skuadra e Jyrgen Klop arriti triumfin e 7 në po kaq javë, teksa mposhti me vështirësi Shefild Junajtdi.
Një gol i mesfushorit Vijnaldum në minutën e 70-të, i siguroi 3 pikë të arta të kuqve, të cilët kanë si synim fitimin e titullit kampion këtë sezon.
Duhet theksuar se goli i Liverpulit në përballjen e sotme, erdhi edhe si për faj të portierit kundërshtar Henderson, të cilit i shpëtoi topin nga dora. Në sfidën e radhës të Liverpuli do të përballet ndaj Leisterit në shtëpi.