Një ngjarje e rëndë ndodhi në një cirk në Angli, ku një akrobat u pengua gjatë numrit të tij dhe humbi jetën.
Khalid, një interpretues nga Maroku, 27-vjeç, ndërsa po performonte numrin e quajtur “rrota e vdekjes”, sapo kishte hipur në kafazin metalik që rrotullohet, si pjesë e aktit final, kur humbi kontrollin dhe ra, ku u përplas edhe me një pengesë metalike.
Të pranishmit menduan se e gjitha ishte pjesë e numrit derisa disa akrobatë të tjerë i shkuan atij në ndihmë.
Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Të pranishmit në cirk treguan se e gjithë ngjarja ishte e tmerrshme dhe se shumë fëmijë që ndodheshin aty për të parë shfaqjen ishin tronditur.