Vendosni fjalën kyçe....

Kishin humbur prej dy ditësh në Theth, 2 turistët belgë gjenden në Tropojë


Janë gjendur në Tropojë dy turistët belgë, të cilët ishin raportuar të humbur. Alarmi u ngrit nga bujtina ku ata po qëndronin në Theth, nga ku kishin dalë për të eksploruar zonën.

Pavarësisht tentativave të banorëve për t’i kërkuar, ata nuk janë gjetur në bjeshkët e Thethit dhe as në zonat përreth.

Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry ishin nisur drejt Valbonës në këmbë.

Ata kanë njoftuar se kishin mbërritur në Tropojë por kishin humbur rrugën dhe kjo është arsyeja e vonesës së tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *