Banorët e Orikumit së bashku me bizneset të cilat veprojnë në zonën e Karaburunit dhe Pashalimanit kanë dalë këtë të hënën në protestë në hyrje të bazës ushtarake të Pashalimanit.
Rreth 200 punonjës të firmave të peshkut, bletarisë dhe blegtorisë të cilat veprojnë në zonë, kundërshtojnë urdhrin e vendosur nga Ministria e Mbrojtjes për orarin zyrtar.
Me urdhrin e ri, të tilla biznese do të lejohen të hyjnë dhe të dalin nga baza e Pashalimanit nga ora 8 deri në orën 15 ndërsa pas kësaj ore hyrja ndalohet.
Bizneset kryesisht të peshkut janë kundër këtij orari pasi sipas tyre, u dëmton punën. Ata shprehen se biznesi i peshkut nuk ka nevojë për orar, pasi puna e tyre nuk ka kohë.