Vendosni fjalën kyçe....

Fusha i pagoi hotelin në Barcelonë, Arbjan Mazniku thirret në prokurori


Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës dhe krahu i djathtë i Erion Veliajt, Arbjan Mazniku është thirrur sot në prokurori.

Mësohet se Mazniku do të merret në pyetje pas hetimit të nisur nga prokuroria në lidhje me pagesën e qëndrimit në një hotel në Barcelonë.

Partia Demokratike e ka akuzuar Maznikun se një natë qëndrimi në këtë hotel ishte 900 euro.

Para pak kohësh, Partia Demokratike e ka akuzuar Maznikun se ka pranuar dhurata, në kundërshtim me ligjin e konfliktit të interesit.

Opozita iu referua disa dokumenteve, sipas të cilave, nënkryetari i bashkisë pranoi t’i paguheshin në Spanjë hotele luksoze, nga Shkëlqim Fusha, firma e të cilit ka fituar pjesën dërrmuese të tenderave publike të kryeqytetit.

Por bashkia u justifikua duke thënë se Mazniku udhëtoi bashkë me përfaqësues të firmës për të marrë në Spanjë një çmim të përbashkët. Mazniku tha se hotelin ia kishte paguar Fusha, për shkak të çmimit që kishin fituar.

Në hotelin ku kishin qëndruar në Barcelonë, sipas dokuemnteve të publikuara, rezultonte se Fusha kishte paguar mbi 1800 euro për nënkryetarin e bashkisë së kryeqytetit Arbjan Mazniku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *